Spaho: Prokuroria duhet ta arrestojë menjëherë Vangjush Dakon

0
Spaho analizon rritjen ekonomike reale dhe jo atë rilindase

Spaho, Prokuroria duhet ta arrestojë menjëherë Vangjush Dakon. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, në një konferencë për shtyp, ka kërkuar sërish arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Spaho tha se tre përgjimet e publikuara në media, që dëshmojnë mardhënien e Dakos me bandën e Shijakut, janë vetëm maja e ajsbergut.

“Ka të paktën dy muaj që shqiptarët kanë parë prova të bashkëpunimit të Vangjush Dakos me bandat e Durrësit. Ai duhet të jetë në burg.

Deri tani janë publikuar vetëm tre përgjime. Ato nxjerrin në pah bashkëpunimin e Dakos me bandën e Avdylajve dhe gatishmërinë e tij për t’i mbaruar punë, bandës. Çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar nga kryeministri i vendit, Edi Rama.

Mosarretsimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Nuk mund të arrestohen ata që protetsojnë për bukën e gojës dhe lihen të lirë politikanë kriminalë si Vangjush Dako”, tha Spaho.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here