Spahiu: Ulja e pragut të TVSH familentoi bizneset e vogla

0
Përparim Spahiu: FMN foli qartë për rreziqet që i kanosen ekonomisë shqiptare

 

Ish deputetu i LSI shprehet se LSI-ja ka kundërshtuar pej kohësh se ulja e pragut të TVSH-së nga 5 në 2 milionë nuk do të kishte impakt  pozitiv. Kështu është shprehur Spahiu në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

POSTIMI I PLOTË: 

LSI ka kundërshtuar prej kohësh uljen e pragut të TVSH nga 5 milion lekë në 2 milion. Një masë e tillë u parashikua por dhe rezultoi një dështim i politikave fiskale të Rilindjes.

Ajo thjesht vu në vështirësi financiare biznesin e vogël, duke mbyllur mijëra prej tyre, por nuk rezultoi as në rritjen e të ardhurave.

Qartazi mosreagimi dhe mbajtja e TVSH në nivele të tilla, nuk ka pasur asnjë plan tjetër veçse mbylljen e qëllimshme të mijëra bizneseve të vogla dhe orientuar e konsumatorët shqiptarë drejt qëndrave të mëdha.

Ndryshe nuk ka si shpjegohet që as kërkesa dhe kritikat e FMN, përsëritur dhe në raportin e fundit të saj, nuk meren parasysh.

LSI ka në programin e saj rritjen e pragut në 8 milion lekë dhe uljen e TVSH së produkteve të shportës në 6%, kjo e fundit kërkuar dhe në amendime kur miratonim buxhetin.