Sot në Itali betohet qeveria “Conte 2” pas paktit 5 yje dhe PD

0
Sot në Itali betohet qeveria
Sot në Itali betohet qeveria "Conte 2" pas paktit 5 yje dhe PD

Merr fund, të paktën për tani, saga e qeverisjes italiane. Salvini nga fitues kaloi në opozitë dhe PD nga forcë e tretë në bashkëqeverisje. U trazuan ujrat dhe politika. Lëvizja me 5 yje e komedianit Grillo arriti të qëndronte në qeveri dhe tani kërkon ti japë lëvizje ekonomisë italiane sepse zgjedhjet janë përpara.

Janë 21 ministra të kabinetit të Kryeministrit Conte që sot do të betohen për të vazhduar qeverisjen. 14 burra dhe 7 gra nga këto 10 të Lëvizjes me 5 Yje, 9 të Partisë Demokratike. Një ministër është teknik dhe 1 pjesë e koalicionit LEU.

Të martën qeveria do të marrë votëbesimin nga Senati. Kësisoj mbyllet “kriza e gushtit” e nisur nga kreu i LEGA Salvini me qëllimin e vetëm shkuarjen në zgjedhje të parakohshme. Por, eksperienca e pakët e çoi në opozitë dhe me sondazhe që e tregojnë në ulje.

MEDIA LINE NEWS