Sot luhen 90 minutat e fundit që do shpallin fituesin e Premier Leagues

0
Sot luhen 90 minutat e fundit që do shpallin fituesin e Premier Leagues

Çështja e titullit në Premier Leagues prej kohësh po diskutohet nga 2 skuadra, Manchester City dhe Liverpool. Sot luhen 90 minutat e fundit të kampionatit anglez dhe pikëpyetjet për skuadrën triumfuese janë të mëdha.

Manchester City kryeson pas 37 javësh me 95 pikë kundrejt 94 të Liverpoolit dhe në pasditen e sotme do të luajë ndaj Brightonin në fushën e këtij të fundit, ndërkohë që The Reds do të presin në Anfild Wolverhampton.

Kjo është hera e 8 që skuadra kampione e Anglisë shpallet në javën e fundit të kampionatit dhe në asnjë rast skuadra kryesuese nuk e ka lënë mundësinë që t’i shpëtojë dhe ka triumfuar. Në këtë pikë është skuadra e Guardiolës në avantazh dhe që ndaj Brightonit ka fatin e titullin në duart e saj.

Manchester City vjen pas 13 fitoreve radhazi në kampionat, ndërkohë që Liverpooli i përgjigjet me 8 fitore radhazi. Nëse Citizens fiton ndaj Brightonit mbyll çdo llogari për titullin dhe do të përqendrojë vëmendjen te finalja e FA Cup ndaj Watfordit. Ndërsa Liverpool duhet të fitojë ndaj Wolverhamptonit, por duhet edhe të shpresojë në një frenim të Manchester City ndaj Brightonit.

Pasi eliminoi Barcelonën në mënyrë spektakolare, te Liverpooli tashmë besojnë plotësisht te mrekullitë. Por ekziston edhe një skenar që habit shumë, por i pamundur në dukje për t’u realizuar. Nëse Brighton fiton 4-0 ndaj City dhe Liverpool barazon 4-4 me Wolverhamtonin, skuadrat do të jenë në ekuilibër të plotë dhe do të duhet të luajnë një ndeshje shtesë për të përcaktuar skuadrën kampione, diçka që nuk është parë kurrë më parë.