Sot është ditë zie kombëtare për nder të major Klodian Tanushit

0
Mbërrin në Shqipëri trupi i major Klodian Tanushi

Dita e sotme është ditë zie kombëtare në nder të major Klodian Tanushit i cili humbi jetën më 10 maj në Letoni, si pasojë e aksidentit të ndodhur më 6 maj, ku humbi jetën edhe nëtetarja Zafire Hasanaj.

Gjithashtu, Komisioni Qëndror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpall major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”.

Trupi i pajetë i Tanushit mbërriti dje në atdhe, ndërsa homazhet në nder të tij, do të zhvillohen në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, nga ora 10:00-12:00.

“Këshilli i Ministrave nderon major Klodian Tanushin, i cili ra në krye të detyrës gjatë misionit të NATO në Letoni, duke e shpallur ditën e enjte, datë 16 maj 2019, ditë zie kombëtare. Në nder të major Tanushit, komandant i kontingjentit shqiptar në Letoni, ditën e enjte, në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpall major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”.

Homazhet në nder të dëshmorit të atdheut, do të zhvillohen në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, nga ora 10:00-12:00.

Më pas, po në mjediset e Muzeut, do të mbahet ceremonia shtetërore në nder major Klodian Tanushit, përpara se arkivoli i mbuluar me flamurin kombëtar të vendoset në shtrat topi dhe të përcillet në Varrezat e Dëshmorëve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.