Smogu dhe ndotja arrin në nivele alarmante kryeqytetin indian

0
Smogu dhe ndotja arrin në nivele alarmante kryeqytetin indian

Paniku ka mbërthyer kryeqytetin indian, Delhi, të hënën, ndërsa banorët u zgjuan nën një shtresë smogu të paregjistruar ndonjëherë më parë, në prag të “Divalit”, që njihet si “Festivali i dritave”.

Shikueshmëria ishte shumë e kufizuar dhe nivelet e ndotjes e kapërcyen me 20 herë limitin e rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Cilësia e ajrit pritet të përkeqësohet në ditët në vijim, për shkak të përdorimit të fishekzjarreve”, paralajmërojnë ekspertët.

Gjykata Supreme e Indisë e ka kufizuar kohën e hedhjes së fishekzjarreve në vetëm dy orë gjatë ditës, por ekspertët besojnë se ky kufizim do të jetë i vështirë të implementohet.

“Divali”, festivali më i rëndësishëm hindu në Indinë e veriut, i dedikohet fitores së të mirës kundër së keqes. Sidoqoftë, në vitet e fundit, festimet kanë bërë që niveli i ndotjes së ajrit të ngrihet në maja veçanërisht pas fishekzjarreve.

Qytetet indiane dominojnë rregullisht klasifikimet globale për ajrin e ndotur, me kryeqytetin indian që është vendi i 6 më i ndotur në botë. Tani, autoritetet në Delhi kanë paralajmëruar banorët të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të munden, e kanë nisur të mbyllin aktivitetet ndërtuese në qytet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here