Skena të frikshme në Bundesligë, tifozët futen në fushë dhe ndodh ajo qe nuk pritej…

0

Një gol i Polter në minutën e 90’, më anë të një penalltie, i dha një fitore historike Union Berlinit, e cila nuk do të harrohet asnjëherë nga tifozët e kësaj skuadre. Atmosfera në stadium ishte me të vërtetë elektrizuese, siç i ka hije një derbi, aq më tepër që ky mund të quhet edhe më shumë se një derbi.

Megjithatë ndeshja nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa disa tifozë ultras të vendasve, janë futur në fushë, me qëllimin për të shkuar në drejtim të kundërshtarëve. Në rast se ata do t’ia dilnin të shkonin te tifozët kundërshtarë, atëherë mund të kishim një sherr shumë të madh.

Ata që e kanë ndaluar këtë kanë qenë pikërisht lojtarët vendas, të cilët iu kanë dalë para tifozëve dhe i kanë ndaluar duke i kthyer pas. Për më shumë shikoni videon: