Skandali i Maznikut: Thellohet akoma sepse në Barcelonë ndodhej edhe Lali Eri

0
Skandali i Maznikut: Thellohet akoma sepse në Barcelonë ndodhej edhe Lali Eri

Hije të tjera dyshimi për një skandal kanë dalë në dritë pas bërjes publike të një fature ku tregonte se Shkëlqim Fusha, i kishte paguar hotelin nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbian Maznikut.

Sipas një deklarate nga Bashkia e Tiranës për “Zërin e Amerikës”, Maznikut dhe të gjithë grupit të bashkisë, shpenzimet ua mbulonte Shkëlqim Fusha. “Me rastin e marrjes së këtij Çmimi prestigjoz, një grup nga Shqipëria udhëtoi për në Barcelonë për të marrë pjesë në ceremoni dhe për të tërhequr çmimin. Kompania “Fusha” mori përsipër të mbulojë shpenzimet për grupin nga Shqipëria”, thuhej në njoftim.

Shkrimi në faqen e Bashkisë Tiranë

Sipas kësaj deklarate i gjithë delegacioni i Bashkisë Tiranë nuk ka shpenzuar asnjë lekë, pasi çdo gjë është paguar nga Shkëlqim Fusha. Sipas kësaj deklarate do të thotë se Shkëlqim Fusha i ka paguar hotelin dhe transportin dhe Erion Veliajt, kreut të Bashkisë Tiranës, pasi dhe ai ka qenë atë ditë në Barcelonë. Vizita e Veliajt në Barcelonë për tërheqjen e çmimit konfirmohet po nga Bashkia, cila në faqen e saj online ka një shkrim me titull ‘Sheshi “Skënderbej” merr çmimin Evropian për Hapësirën Publike Urbane 2018’, ku në foto kryesorë është Erion Veliajt. Po ashtu në këtë shkrim është dhe deklarata e Veliajt e dhënë gjatë ceremonisë së marrjes së këtij çmimi.

Kjo tregon se nuk është vetëm Mazniku ai që ka përfituar “dhuratë” nga Fusha, por është dhe Veliaj. Kryetari i Bashkisë së Tiranës rezulton që, të ketë qenë në Barcelonë ditën kur është dhënë çmimi dhe ka qenë pjesë e delegacionit.

Ndërkohë një tjetër detaj dyshues është dhe fituesi i këtij çmimi. Sipas informacioenve mësohet se ka qenë studio artitekturore ajo që ka fituar çmimin, pasi ajo ka bërë projektin dhe jo kontraktuesi që në këtë rast është Fusha shpk.

Por të gjitha këto hije skandali duhet të ishin zbardhur nga organet ligjzbatuese të cilat deri tani nuk kanë asnjë njoftim zyrtar për nisje të hetimeve pas denoncimit nga opozita dhe nga mediat