Skandali i Maznikut: Prokuroria “bën sikur” nis hetimet

0
Pagesat e hotelit për Maznikun dhe shpallja e fituesit për tenderin e teatrit
Pagesat e hotelit për Maznikun dhe shpallja e fituesit për tenderin e teatrit

 

Pas akuzave të Partisë Demokratike e cila ka zbuluar se nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbian Mazniku ka bërë pushime luksi me fatura të paguara nga FUSHA Shpk, Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Prokurorisë së Tiranës të nisë hetimet për verifikimin e denoncimit.

“PP ka marrë parasysh kërkesën e Partisë Demokratike. Ne kërkojmë të nisë vlerësimi për këtë denoncim. Kërkojmë informacion për mënyrën e trajtimit të materialit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së

Partia Demokratike tha me anë të zëdhënëses Ina Zhupa se Mazniku jeton në luks dhe se paratë paguhen pikërisht nga Fusha Shpk, një aleate e Bashkisë së Tiranës dhe fituesja e shumicës së tenderave të bashkisë.