SKANDAL: 16 – vjeçarja shantazhohet dhe dhunohet seksualisht nga hetuesi

0
SKANDAL: 16 - vjeçarja shantazhohet dhe dhunohet seksualisht nga hetuesi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Drenas. Një 16-vjeçare, e cila i ishte drejtuar policisë për të denoncuar ngacmimin seksual nga profesori i saj është bërë viktimë e hetuesit policor që mori përsipër çështjen.

Pasi adoleshentja kishte bërë deklaratën, hetuesi e kishte shantazhuar në forma të ndryshme, duke e shfrytëzuar seksualisht. Mësohet gjithashtu se vajza kishte mbetur shtatzënë e më pas kishte abortuar më 15 janar në një klinikë private në Prishtinë.

Vjaza tregon se gjithçka nisi kur ajo denoncoi profesorin tek ky hetues. Ai i kishte kërkuar numrin e telefonit dhe e kishte ngacmuar e provokuar vazhdimisht adoleshenten madje në një moment i kishte thënë: “Nuk paska pas faj profesori”.

Disa ditë pas denoncimit, V. V. e kishte telefonuar vajzën duke e ftuar të dilte për të pirë kafe në një vend e pasi vajza kishte refuzuar hetuesi i kishte thënë se ai ka tashmë raportin e denoncimit të rastit me profesorin dhe ekspertizën mjekoligjore. Ai e kishte kërcënuar se nëse ajo nuk del me të do të ketë pasoja të rënda.

Në një moment, ai i kishte shkuar madje dhe para shtëpisë, dhe për të mos e marrë vesh familja e saj, viktima kishte pranuar të dalë me hetuesin. Ata kishin shkuar më pas në një motel në Suharekë ku dhe kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Prej asaj nate, ai kishte ndjekur e vëzhguar secilën lëvizje të vajzës. Ai kishte përdorur edhe kamerat e sigurisë të vendosura në qytet, për të nxjerrë fotografi të adoleshentes dhe për t’ia dërguar asaj në mënyrë që ta bindte se kishte kontroll të plotë mbi të.

Hetuesi kishte shkuar dhe më tej duke e përdorur adoleshenten për të shantazhuar biznesmenë nga Drenasi, duke marrë prej saj deklarata të rreme për dhunë, e ngacmime seksuale.

Viktima ka rrëfyer se në muajin nëntor të vitit të kaluar, kishte mbetur shtatzënë pa dëshirën e saj. Kur hetuesi e kishte kuptuar këtë kishte filluar presionin, kërcënimet për abort. Ai e kishte dërguar vajzën në një klinikë private më 15 janar 2019 në ora 16:20 ku dhe ishte bërë ndërprerja e shtatëzanisë.

E lodhur psikologjikisht dhe fizikisht, adoleshentja kishte shkuar për konsultim tek një avokat, i cili me anë të një letre anonime ka informuar “Insajderin” për ngjarjen e cila tronditi opinionin kosovar.

Arrestimi i hetuesit është konfirmuar nga Prokuroria e Shtetit, ndërkaq vajza po mbahet nën trajtim psikologjik nga instuticionet përkatës