Situata politike ka nxjerrë në pah përçarjet brenda PS-së

0
Situata politike ka nxjerrë në pah përçarjet brenda PS-së

azetari afër Ramës, Baton Haxhiu në një shkrim të sotëm ku komenton vendimin e Presidentit Meta për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ka zbuluar edhe një prapaskenë që lidhet me ndarjen që po ndodh brenda Partisë Socialiste në këto momente.

Haxhiu ka zbuluar kësisoj edhe emrat e socialistëve që i kanë dalë kundra Ramës në këto momente.

‘Pikërisht për shkak të njerëzve të politikës si Meta, Berisha dhe bashkëpunëtorëve të tyre të heshtur nga radhët e PS-së, si Ditmir Bushati, Niko Peleshi dhe Arben Ahmetaj. Këta të fundit, në mënyrë të heshtur, janë në pritje të thellimit të krizës së Ilir Metës në mënyrë që t’i rifitojnë privilegjet e humbura.”

Ky sulm me emra të përveçëm i gazetarit Baton Haxhiu tregon edhe përçarjen e thellë brenda PS-së.