Sistemi arsimor i Rilindjes: Kushtet higjeno-sanitare lëjnë për të dëshiruar

0
https://preview.themeforest.net/item/wp-rentals-booking-accommodation-wordpress-theme/full_screen_preview/12921802?_ga=2.94039517.1563468220.1567842747-1964263101.1561491941

Një mësuese në shkollën 9-vjeçare në Grize në Malësi të Madhe, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku duken ambientet e shkatërruara të shkollës dhe të mbushura me plehra.

Mimoza Rexhvelaj, ka qenë më parë edhe këshilltare e Bashkisë shkruan se në pamjet që shikojmë bëhet fjalë për shkollën 9-vjeçare “Muhamet Hasmuja” Grizhe.

Mësuesja shkruan se edhe djali i saj është nxënës aty, dhe se nuk ka mundësi ekonomike ta largojë nga ajo shkollë.

Gjithashtu ajo pyet: “Pamjet janë të freskta nga banjot e shkollës. Më thoni me sinqeritet : “A do pranonit që fëmija juaj të mësojë në këto kushte?”

Unë kam djalin këtu, nuk kam mundësi ekonomike ta largoj se një sekont nuk do e lija. Heshtja e të gjithëve ne ka pasoja në shëndetin e fëmijëve tanë.”

Rexhevelaj, thotë se kur ishte këshilltare në Këshillin Bashkiak Malësi e Madhe beteja e saj më madhe ka qenë investimi në shkolla.

POSTIMI I PLOTE:

Kur isha këshilltare në Këshillin Bashkiak Malësi e Madhe beteja ime më e madhe ka qën investimi në shkolla. Nga që jam mësuese dhe e di mirë ku na pikon çatia…
U arrit me shumë sforco nga ana ime që Bashkia të investonte në riparimin e shkollës 9 vjeçare “Muhamet Hasmuja” Grizhe para një viti.

Në këtë shkollë studiojnë 400 nxënës dhe 35 mësues ( shifrat nga koha ime)
Pamjet janë të freskta nga banjot e shkollës. Më thoni me sinqeritet :” A do pranonit që fëmija juaj të mësojë në këto kushte?”

Unë kam djalin këtu, nuk kam mundësi ekonomike ta largoj se një sekont nuk do e lija. Heshtja e të gjithëve ne ka pasoja në shëndetin e fëmijëve tanë.

Shkolla nuk do fasadë, nuk është as hajdutëri, përgjegjësit të mbajnë qëndrim. Fondit t’i bëhet transparenca.

Të merren masa urgjente për riparimin e banjove të kësaj shkolle.

Drejtoria e shëndetsisë të bëjë inspektimin e objekteve ato që nuk i plotësojnë kushtet të mos hapen.