Sipas Zërit të Amerikës deklarata e Ramës në parlament nxiti tensionin

0
Ja emrat e 11 protestuesve të arrestuar nga policia pas protestës

Sipas Zërit të Amerikës deklarata e Ramës në parlament nxiti tensionin. Protesta e ditës së djeshme të banorëve të ‘Astirit’ është komentuar edhe nga Zëri i Amerikës.

Në një shkrim të detajuar, VOA përshkruan të gjithë itinerarin e ngjarjeve nga nisja e protestës në orën 10.00 para godinës së parlamentit e deri te konfrontimet fizike mbrëmjen e djeshme mes banorëve dhe policisë.

Gjatë përshkrimit se si rrodhën ngjarjet, VOA thekson se tensionimi i ditës së djeshme para parlamentit nisi pas fjalës së prerë të Ramës, se nuk ka asnjë dëmshpërblim për ata që kanë ndërtuar në mënyrë ilegale.

“Shashka dhe tymuese të shumta u hodhën paradite drejt oborrit të parlamentit ku ishin rreshtuar forca të shumta të policisë, të cilat sprapsën disa përpjekje të protestuesve për të çarë me forcë kordonin e krijuar prej tyre. Tensioni përpara parlamentit erdhi e u rrit ndërsa në sallë kryeministri Edi Rama duke folur për e zgjerimit të Unazës së re, ishte i prerë në qëndrimin e tij lidhur me zgjidhjen e ofruar për largimin e banorëve që preken.

Sipas shifrave zyrtare bëhet fjalë për afro 240 objekte me së të cilave, banesa por dhe mjedise shërbimi. Afro gjysma rezultojnë të jenë ndërtime pa leje dhe në proces legalizimi. Kryeministri deklaroi në parlament, se për ata që kanë godinat me leje do të bëhet shpronësim i plotë sipas ligjit, ndërsa për banesat pa leje do të ofrohet 3 vjet qira.

Zoti Rama tha se mes atyre që kanë ndërtime pa leje ka dhe nga ata që rezultojnë të kenë të tilla dhe në zona të tjera të Tiranës apo qytete të tjera të vendit”, theksohet në shkrim, duke vijuar më tej:

“Ngjarja u pasua dhe nga një përplasje e fortë politike. Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën si frymëzuese të kundërvënies së fortë të banorëve të zonës. “Kjo është një situatë që nuk ka ndodhur në Shqipëri, qysh kur kanë filluar prishjet masive për interes publik, që nga parku “Rinia” dhe me radhë.

Pavarësisht kush ka qenë në qeveri, është hera e parë që një parti politike merr përsipër, bashkë me një grup njerëzish, – ku ka një pjesë që janë zaptues profesionistë trojesh dhe një pjesë tjetër janë të ngatërruar e të keqkuptuar pa lidhje, kundër interesit publik, – për të frenuar zhvillimin e një vepre që nuk kanë për ta frenuar dot”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here