Si u shndërrua nga “superskuadër” në “tufë çerrash” qeveria e Ramës

0

Nga superskuadër u kthye nē një grup çerrash me në krye Nastradinin me atlete dhe çitjanë. Kjo është historia e një kabineti të mbivlerësuar nga Rama, por që në organikë dhe performancë, ka zhgënjyer edhe atë vetë, e jo më shqiptarët.

Besoj, se çdo shqiptar me qen e me mace, u “balsamuan” me superskuadrën e Rilindjes që solli vetëm ditë të zeza për shqiptarët. Por, tani në fjalorin dhe daljet publike Rama dhe Fuga e kanë fshirë nga deklaratat fjalën superskuadër. Tani ka gjeni dhe çerra që bëjnë ato që i thotë kapoja e tyre. Nuk kanë b*ythë të thonë “Mirëmëngjes” pa lejen e lartëgjatësisë. Po si dhe pse u shpërbë “superskuadra”.

Ahmetaj nga i diplomuar për anglisht u kthye dhe u soll nga Rama si burri i duhur për ta risjellë në binarë ekonominë. Por, mesa u kuptua çorba ishte aq e madhe sa edhe Rama, piktor, e kuptoi që Ahmetaj e kishte ndritur me gjenialitetet e tij.

Gjiknuri, pas kodrave me hashash në Gramsh, çuni i mirë me profil juristi, i ngatërroi aq keq procedurat e tenderave saqë edhe piktori u detyrua ta hiqte. Pasi, kazani mediatik i zbuloi megaskandalin me abuzimin prej 40 milionë eurosh.

Lindita që pasi shiti fytyrën e saj për një karrige ministreje, u largua më e pasur dhe më e “djegur” si figurë politike.

Bushati, burri në hije, i një qeverie çerrash, u shkarkua nga detyra sepse vendosi të ishte burrë.

Për Çuçin, Spiropalin, Gjonajn, Ballukun dhe shumë të tjerë nuk meritojnë të shkruajmë asnjë fjalë sepse do shkonte mundimi kot.

Beqaj pasi i dha konçensione pafund për veten dhe shoqet e Nastradinit, me urdhër të Nastradinit, iku dhe shpëtoi paq.

Nga 2013- ta qeveria e Ramês nga një superskuadër me emra edhe pse të pakonfirmuar, disa prej tyre kishin të paktën kishin autoritet. Ndêrsa sot qeveria është kthyer në një tufë çerrash, që Rama ia ka mbushur mendjen me lloqe kavaje sikur ata janë të ndriturit e dheut.

Mjafton të shohësh gjeniun dhe sjelljen prej gjeniu të Cakajt. Ska faj, ashtu ja kanë mbushur mendjen se është gjeni. I shkreti sdi më se çfarë flet dhe po kthehet në personazh qesharak barcoletash, saqë kemi harruar Nardin e madh dhe Lek Plepin.

Nêse nuk bindeni, dêgjoni Elisa Spiropalin që falë hiperbolizimeve që i bën piktorit ka arritur të hipë e tê zbresë nga pozicione të ndryshme.

Kjo është qeverisja e degjeneruar që Rama po kërkon të mbajë pushtetin e tij akoma më gjatë. Një qeveri, që edhe vetë nuk ja mban goja ta artikulojë si qeveri apo skuadër. Por, Balla nuk dorëzohet. As Çuçi që nuk e di se në cilin planet jeton. Braçja me kontrollet e befta dhe me historitë me “mamin” (ndjësë për krahasimin) është kthyer në objekt memesh pafund.

Ja pra këta nga qeverisin sot!