”Si guxon ti mistrece e llastuar të na japësh leksione, kthehu në shkollë”

0

Ish-prezantuesi i Top Gear, Jeremy Clarkson e ka quajtur aktivisten 16-vjeçare për mjedisin një ‘mistrece të llastuar’.

Etiketimi i radhës për Gretën vjen pasi ajo foli para liderëve botërorë në samitin e Kombeve të Bashkuara duke u thënë se i kanë shkatërruar fëmijërinë me impaktin që kanë mbi klimën.

Duke folur në eventin e mbajtur nga OKB të hënën adoleshentja nuk i mbajti dot lotët ndërsa iu drejtohej me zemërim delegatëve ndërkombëtarë për mos-marrjen e përgjegjësisë pasi nuk kanë zgjidhur çështjet e ngrohjes së planetit.

Duke komentuar fjalët e aktivistes së vogël, Jeremy Clarkson tha se ajo ishte thjesht një ‘mistrece e llastuar që duhet ta mbyllë gojën e të kthehet në shkollë. Kujtojmë se Greta ka lidhje të forta me multimiliarderin George Soros, dhe tema e ngrohjes klimaterike është pjesë e axhendës së tij, për të cilën ka investuar miliona.

Ai shkruante për The Sun:

”Si guxon ti që të lundrosh drejt Amerikës me një jaht që s’e ke ndërtuar vetë dhe që ka kushtuar 15 milionë paund, para të cilat ti nuk i ke fituar. Ai ka dhe një motor rezervë që punon me karburant por ti s’e ke përmendur. Ne u vumë në duar celularë, laptopë e internet. Ne krijuam mediat sociale që ju i përdorni çdo ditë dhe në drejtojmë bankat që paguajnë për të gjitha këto. Kështu që si guxon ti të na japësh leksione moj mistrece e llastuar.”

Duke e pranuar që kriza globale e ndryshimeve klimaterike ekziston dhe që mund të shkaktojë një krizë me shkallë të gjerë emigracioni, moderatori e këshilloi Gretën që të kthehej në shkollë.