Shtyhet sërish zyrtarizimi i Edi Rejas si trajneri i kombëtares

0
Shtyhet sërish zyrtarizimi i Edi Rejas si trajneri i kombëtares

Federata Shqiptare e Futbollit pritej të zyrtarizonte sot Edi Rejan si trajner të kombëtar, por dy detaje që nuk janë zgjidhur ende duket se do ta shtyjnë për më vonë firmën përfundimtare.

Një nga ngërçet e krijuara është kohëzgjatja e kontratës. Reja kërkon të firmosë për 1 vit në stolin kuqezi ndërsa presidenti Duka kërkon 2 vite. Kjo mund të zgjidhet me opsioni 1+1, pra një vit kontratë me të drejtën e rinovimit për vitin e dytë.

Një tjetër problem që duhet zgjidhur është çështja e zëvendës trajnerit. Reja kërkon si asistent Alesandro Calori-n dhe për këtë, Federate Shqiptare është dakord, por trajneri italian i sapo larguar nga Ternana nuk ka zgjidhur ende kontratën me klubin e Serie C.

Nëse zgjidhen këto dy probleme, Reja do të niste menjëherë aventurën e tij në krye të stolit kuqezi.