Shtohet bilanci i viktimave në aksidentin tragjik në Cërrik

0
Shtohet bilanci i viktimave në aksidentin tragjik në Cërrik

Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e sotme në Selitë të Elbasanit ku deri tani janë dy persona  të vdekur dhe një i  plagosur.

Media Line News raporton se fatkeqësisht se deri tani dy viktimat janë Agron Shermalli, 48 vjeç dhe Agim Menci 50 vjeç.

 Informacion paraprak

Në fshatin Kamuna, Cërrik, është përplasur mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. Sh., banues në Cërrik, me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.SH., banues në fshatin Kamuna, Cërrik, dhe një karrocë me drejtues shtetasin A.M., banues në fshatin Linas, Cerrik.

Si pasojë e aksidentit kanë ndërruar jetë shtetasi A.Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Lumas, Cërrik, i cili ishte pasagjer në një nga automjetet si dhe shtetasi A. M., ( drejtuesi i karocës).