Shqipëria vendi ku 10% u ha biftek edhe maci dhe të tjerë mezi mbushin barkun

0
Shqipëria vendi ku 10% u ha biftek edhe maci dhe të tjerë mezi mbushin barkun

Sot vendi ynë po kalon në një fazë të vêshtirë. Situata ekonomike e familjeve shqiptare është në gjendje jo të mirë.

Largimi i rinisë dhe familjeve nga Shqipëria êshtë një problem që pasojat do ti vuajmë në vitet e ardhshme.

Situata politike dhe qeverisja nuk të lënë hapësira për të shpresuar shumē se e ardhmja do jetë akoma mē e mirë se e tashmja. Këto nuk janë opinione personale, por fakte qē çdokush mund ti shohë ose evidentojë. Qeverisja jo e mirë e këtij vendi po rrit pasigurinë e çdo qytetari, post atyre me pozicione drejtuesish që ky vend i duket më mirë se Gjermania apo vendet nordike. Familjet shqiptare po ulin në minimum konsumin sepse është rritur pasiguria e të ardhmes.

Studentët janë në protestë prej muajsh, politikisht apo jo politikisht, arsimi është drejt kolapsit. Shtuar edhe nga grevat e pedagogëve që kërkojnē anulimin e Ligjit për Arsimin e Lartë. Ligj i cili e ka kthyer sistemin arsimor në një pacavure të vērtetetë. Tarifa studimesh master që nuk janë në koherencë me tregun, të ardhurat dhe vlerën e asaj diplome. Studime që nuk njihen plotësisht në vend fqinje.

Familje që nga dita- ditës presin të flenë në çadra apo akoma më keq rrugëve, sepse tenderat e investimeve publike hartohen sipas interesave personale. Mbi 3 muaj që banorët e Unazës së Re, çdo ditë i sheh të grumbulluar me shpresën se shtëpia e tyre, investimi i viteve të tyre të mundit, nuk do të prishen.

Nacionalizma boshe. Taksa e Rrugës Kombit i hodhi poshtë të gjitha ato deklarat nacionaliste mbi Kosovën. Një taksë që dëmton interesin e qytetarëve shqiptarë dhe Kosovarë, por mbush xhepat e miqve të pushtetit. U desh ngritja e banorëve të Kuksit që taksa e kalimit për ta të ulej. U desh që disa të burgoseshin dhe të trajtoheshin si kriminele sepse po protestonin për xhepat e tyre. Prandaj ato nacionalizmat për Kosovën apo ministra që vinë nga kosova janë fasadë e pastër manipuluese.

Minatorët që po tallen me statusin e tyre sa herë ka fushata për të marrë tepsinë e pushtetit. Iu premtua nga kryetimonieri dhe tani as nuk dënjon me marrë edhe hapin më të vogël për ta zgjidhur.

Pra, të nderuar shqiptarë, kjo është një situatë që çdo ditë në këtë vend zgjohesh dhe thuaj shyqyr që fle sërish. Siç, thotë edhe një i moçëm këtu 10% po i ha biftek edhe maci kurse 90% sa mbush barkun me çtë ketë. Ndaj kësaj gjëndje ka vetëm një zgjidhje protesta paqësore dhe një shuplakë e mirë në zgjedhjet lokale të qershorit. Besomëni vetëm kështu do t`ia ulim kokën këtyre pusht-etarëve që sot po e çojnë në një rrugë pa kthim këtë vend.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al