Shqipëri – Kosovë ,Kuqezinjtë në kor: Kërkojmë fitoren

0

Më 15 tetor në stadiumin “Elbasan Arena” Kombëtarja shqiptare Shpresa do të luajë sfidën e vet eleminatore përballë Kosovës. Kuqezinjtë e vegjël vijnë pas rezultateve negative, prandaj do të kërkojnë kthesën ndaj moshatarëve të tyre. Të paktën, kështu shprehen në prononcimet e tyre, trajneri Alban Bushi dhe vetë futbollistët, të cilët janë optimistë para kësaj përballjeje. Ndonese me dy mungesa të rëndësishme në formacion, Bushi shpreson te rezultati pozitiv.

Kuqezinjtë 21 vjeçarë kanë zhvilluar lojëra të mira, por nuk kanë ditur të marrin rezultatet në këto eleminatore.