Shikoni si po shkatërrohet mjedisi në Gramsh nga hedhja mbeturinave

0
Shikoni si po shkatërrohet mjedisi në Gramsh nga hedhja mbeturinave

Një vatër tjetër infeksioni ambiental për vendin tonë, është edhe pika e grumbullimit të mbetjeve urbane në qytetin e Gramshit.

Ky vend grumbullim, pak kilometra mbi qytet është në fakt vetëm një trashe e hapur me traktor në faqen e një kodre, buzë një përroi.

Vetëm pak metra më larg është lumi Devoll ku përfundojnë këto plehra sa herë bie shi. Deri pak kohë më parë plehrat e këtij qyteti, hidheshin direkt në lum i cili i merrte me vete dhe i përhapte në të gjithë ultësirën perëndimore, deri në det. Por me futjen në punë të hidrocentralit të banjës, rrjedha e lumit u ndërpre dhe mbi digë u krijua një liqen.

Bashkia e Gramshit, në atë kohë i vuri kusht firmës ndërtuese të hidrocentralit që ti jepte zgjidhje çështjes së plehrave para se të përmbyste vend-depozitimin aktual. Por, e vetmja zgjidhje që i dha firma, është kjo vragë e hapur më traktor që shikoni sot.

Bashkia e Gramshit është e pafuqishme që ti japë një zgjidhje kësaj situate. Arsyeja është ajo e zakonshmja, mungesë fondesh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here