Shifra rekord vjedhjesh në Francë të kryera nga shqiptarët

0
Shifra rekord vjedhjesh në Francë të kryera nga shqiptarët

Shifra rekord vjedhjesh në Francë të kryera nga shqiptarët. Vjedhjet janë shndërruar në një problem të përditshëm në Francë.

Sipas shifrave të publikuara nga televizioni francez, BMFTV, e që i referohen burimeve nga Ministria e Brendshme, gjatë vitit 2016 u kryen 243 mijë e 500 vjedhje në të gjithë Francën.

“Kjo do të thotë një vjedhje në çdo 90 sekonda”, raporton televizioni francez.

Sipas kriminologut Xavier Raufer, kjo mund të jetë vetëm një pjesë, pasi shumë vjedhje nuk raportohen nga autoritetet, duke shtuar se shifra mund të arrijë në 460 mijë.

Sipas tij hapja e kufijve ndaj vendeve ballkanike e ka shtuar numrin e vjedhjeve, ai përmend faktin, se vetëm në rajonin e Bordosë, shqiptarët kishin kryer 150 vjedhje në harkun e tri javëve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here