Shfaqjet e Ramës ku të mundet tregojnë problemet me skuadrën qeverisëse

0
Shfaqjet e Ramës ku të mundet tregojnë problemet me skuadrën qeverisëse

Pas rreth 5 vitesh e 4 muaj pushtet Rama po kalon një situatë të vështirë qeverisëse. Dhe mesa duket edhe kurimi  që i është bërë deri tani nuk po arrihet më. Daljet e Kryeministrit Rama ishin gjithmonë të paramenduara dhe të llogaritura. Ndërsa tani po del ku ti jepet mundësia.

Vetëm në javën e fundit Rama është shfaqur dy herë në emisionet Prime Time të televizionit Klan. Fillimisht tek emisioni satirik i Ermal Mamaqit dhe mbrëmjen e premte tek Arjan Çani, në Zonë e Lirë. Janë dy emisioni jo politike, por mesa duket hapësira televizive për kryeministrin nuk është shumë e preferuar tanimë.

Ajo që vërehet se ka ndryshuar shumë në aspektin e profilit të kryeministrit është gjuha e folur dhe e shkruar. Përtej çdo frustrimi fjalori i tij nuk i shkon përshtat një kreu të shtetit. Për analogji sjellim rastin e Francës dhe Macron, post protestave shkatërruese, nuk e kemi parë të shprehet me një fjalor i ngjashëm me Kryeministrin Edi Rama. Kjo ndodh sa herë Rama dhe Meta kanë përplasje midis tyre, sikurse ndodhi edhe në fushatën elektorale të vitit 2017-të.

Por, pyetja që shtrohet dhe ne duam ta thellojmë, konsiston në jetëgjatësinë politike të Edi Ramës. A po i vjen fundi qeverisjes Rama, dy vite e kusur para zgjedhjeve parlamentare? Përtej ngjyrimeve politike dhe me argumentime, duhet të themi se sinjalet e para të fundit të pushtetit janë shfaqur. Ndryshimet në qeveri treguan se Rama dhe skudra e tij nuk po fuksionin dhe kjo ndodhi pa arritur gjysma e mandatit të dytë qeverisës.

Viti 2018 u mbyll me protestën studentore dhe me publikimin e skandalit të projektit të Unazës së Re. Skandal që çoi në reformatimin më të madh të qeverisë që nda ardhja në pushtet e Partisë Socialiste. Hije dyshimi shtohen për faktin se lëvizja preku ministri kyçe si ajo e Financave dhe Infrastrukturës. Pa përmendur edhe Arsimin dhe Punët e Jashtme. Sipas një llogjike të thjeshtë, nëse një ministër finance largohet atëhere do të thotë se puna e tij në konsolidimin e financave nuk ka qenë e mirë. Gjë që mohohet nga Edi Rama, por që nuk habitemi sepse këtë e bën pothuajse në 99.99% të rasteve.

Largimi i Damian Gjiknurit është minimale, pasi ai duhet të hetohet për tenderin korruptiv në projektin e Unazës së Re. Por, kapja e drejtësisë bën që Gjiknuri të jetë i lirë dhe pjesën e përfitimeve ekonomike ai ta vëjë në dispozicion të fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale. Lindita Nikolla ishte një nga ministret më të anatemuar për largim edhe si pasojë e degjenerimit të sistemit arsimor. Por, pa hedhur hipoteza, nuk është e besueshme që ligji i Arsimit të Lartë, të jetë produkt i saj, por i vetë Edi Ramës.

Pra, këto lëvizje që po ti marrim sipas ministrive duhet të analizë e gjatë kuptohet se skuadra me në krye Ramën nuk ka funksionuar. Këtë e ka kuptuar ai i pari dhe me anë të kësaj lëvizje kërkon përçimin e mesazhit se ndryshimi ka ardhur për mirë. Kjo është e rendësishme sepse na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet lokale, të cilat janë përcaktuese edhe për rezultatin e zgjedhjeve parlamentare.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al