Shakohoxha zbulon marrëdhënien e moderatore Vilma Masha me vjehrrën

0
Shakohoxha zbulon marrëdhënien e moderatore Vilma Masha me vjehrrën

Vilma Masha mund të themi pa frikë se është një nga moderatoret më hermetike të ekraneve tona. Ajo ka folur rrallë për jetën private. Edhe një vit më parë kur u kurorëzua në martesë, media arriti të mësojë vetëm emrin e bashkëshortit të saj, Dori, dhe ndonjë foto nga rrjetet sociale. Ndërsa këtë të diel ajo nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve të kolegëve të saj të studion “E Diell” në TCH.

Image

Vilma Masha bashkë me Dritan Shakohoxhën ishin të ftuar me rastin e 15 vjetorit të “Digitalb”, por perveç punës, Ervin Kurti e pyeti: Si është të jetosh me vjehrrën në 2019, në të njëjtën shtëpi?

“Ajo më trajton si vajzën e shtëpisë dhe kam marrëdhënie shumë të mira me të”, u shpreh moderatorja.

Por Shakohoxha me batutë shtoi “aq të mira i ka marrëdhëniet Vilma me vjehrrën, sa kur ha drekë të puna dhe shkon në shtëpi, i vjen aq turp dhe ka aq frikë sa thotë nuk kam ngrënë dhe ha sërish…”.