Sërish probleme tek Skënderbeu: Marko Radas çon Skënderbeun në gjykatë

0
Sërish probleme tek Skënderbeu: Marko Radas çon Skënderbeun në gjykatë
Sërish probleme tek Skënderbeu: Marko Radas çon Skënderbeun në gjykatë

Mbrojtësi, Marko Radas ka vendosur që të mos presë më dhe kërkon që të marrë pagat e prapambetura. Ai ka vendosur që të ankimojë në instancat kompetente.

Burime të sigurta pranë lojtarit bëjnë me dije se kroati kërkon t’i mbyllet plotësisht detyrimi i prapambetur. Vetë Marko Radas nuk ka pranuar të japë shumë detaje në lidhje me këtë histori, ndonëse u kontaktua nga gazeta.

E megjithatë, “Panorama Sport” mëson se çështja tashmë ka nisur dhe klubi duhet të shlyejë detyrimin kundrejt lojtarit. Pagat për të cilat bëhet fjalë, janë disa të vitit kur Skënderbeu fitoi gjithçka në Shqipëri dhe u përfaqësua denjësisht në Europë, por edhe disa të sezonit që kaloi. Flitet për 3-4 rroga, por mbetet e pakonfirmuar.