Selena Gomez shfaqet më në formë se kurrë

0

Selena Gomez shfaqet më në formë se kurrë, ‘look-u’ i saj i surprizon të gjithë.

Pak ditë më parë Selena Gomez mbështeti publikisht një spital për fëmijët e sëmurë, duke shkuar për t’i vizituar nga afër të gjithë, ndërsa zbuloi se do të marrë pjesë në fondacione të ndryshme bamirësie në ndihmë të të vegjëlve në nevojë.

Pavarësisht këtyre angazhimeve, 26-vjeçarja ka marrë pjesë së fundmi në premierën e filmit ‘The dead don’t lie’ në New York, ku vëmendjen maksimale e mori ‘look-u’ i saj. Ajo u shfaq me një fustan ngjyrë të zi të shkurtër, i cili ishte zbukuruar me shumë pendë tek krahët, i dizenjuar nga ‘Celine’. ‘Makeup-i’ i Gomez ishte tërheqës dhe natyral, ndërsa pamjen e plotë e saj u zbuloa pak para premierës me anë të disa videove të publikuara nga stafi i saj në ‘Instagram’.

Pak ditë më parë Selena ka bërë që të gjithë të kthejnë sytë nga ajo sërish. Pas një periudhe të gjatë kohore ajo vendosi të fshijë nga llogaria në rrjetet sociale, urimin për ditëlindje ndaj ish-të dashurit të saj, Justin Bieber, veprim ky që shkaktoi shumë “zhurmë”.