Sarri “tronditet” nga rezultati ndaj City-t saqë nuk takon as Guardiolan

0

Maurizio Sarri nuk ka mundur ta kapërdijë turpërimin që Manchester City i bëri Chelsea-t në “Etihad”, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 6-0.

Në fund të sfidës, sapo gjyqtari vërshëlleu tri herë, Guardiola u nis nga kolegu i tij italian për t’i dhënë dorën e ndoshta ngushëlluar për disfatën e rëndë, por… Sarri as që e ktheu kokën, ndoshta duke bërë sikur nuk e kishte mendjen, por që në një distancë kaq të afërt duke e pabesueshme të mos e këtë parë spanjollin.

Chelsea i Sarrit po kalon një moment negativ dhe  java në javë po e sheh veten jashtë 4 vendeve të para që të çojnë nē Champions sezonin e ardhshëm.

Ndërsa Manchester City po ritkthehet fuqishëm në luftën për titull ndaj Liverpool. Momentalisht City mban vendin e parë në renditje, por me një ndeshje më shumē se skuadra e Klopp.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here