Sarri i “shtrëngon dhëmbët” Çelsit para finales së Europa League

0
Sarri i

“Nëse më gjykojnë vetëm për një ndeshje (finalen e Europa League), jam gati të largohem që tani”.

E ardhmja e Maurizio Sarrit ka “pushtuar” faqet e para të tabloidëve britanik. Disa e konsiderojnë ultimatum, por ajo që dihet me siguri është se bëhet fjalë për një mesazh të trajnerit të Chelseat për drejtuesit e “bluve” të Londrës.

“Mos gjykoni punën time vetëm nga rezultati i finales së Europa League, në program për të mërkurën e 29 majit në Baku të Azerbajxhanit kundër Arsenalit, përndryshe më shkarkoni që tani”, është shprehur Sarri.

“Më mbështesni, ose më shkarkoni”, është citati i publikuar nga “The Mirror”. Sarri sigurisht që kërkon të mbrojë punën e tij në këto 10 muaj, ndërkohë që nga situata kërkon të përfitojë Juventusi, që e sheh atë si alternativën kryesore të Allegrit të shkarkuar.

Sipas tij, nuk duhet të jetë finalja e Europa League ajo që do të gjykojë punën e tij në vitin e parë në krye të Chelseat, që e ka mbyllur Premier League në vendin e tretë që e rikthen në Champions vitin e ardhshëm, ndërkohë që u eliminua në finalen e Kupës së Ligës nga “marsianët” e Manchester City-t me penallti.

Ish-trajneri i Napolit ka një kontratë deri në vitin 2021 me “blutë”, e megjithatë të ardhmen e ka më të paqartë se kurrë.