“Samsung” njoftoi se në Smart TV e rinj pritet të ketë antivirus të instaluar

0
“Samsung” njoftoi se në Smart TV e rinj pritet të ketë antivirus të instaluar

“Samsung” njoftoi se në Smart TV pritet të ketë antivirus. Kompania koreane, përmes një postimi në “Twitter” zbuloi funksionin e ri dhe u tregoi klientëve se si të vepronin në televizorët e tyre inteligjentë.

Edhe pse viruset për televizorët inteligjentë nuk janë të përhapur si ata për PC apo dispozitivët mobile, “Samsung” vendosi të bëjë një hap përpara për të garantuar siguri të lartë për përdoruesit.

Frika qëndron në faktin se dikush mund të piratojë sistemin, për të instaluar “malware”, për të nxjerrë reklama gjatë ndjekjes së një programi, ose, të hyjë në të dhënat e rutinës së përditshmërisë së shikimit dhe kredencialet e shërbimeve të abonimit.