Salvini po merr sukses në politike por ndahet nga moderatorja

0
Salvini po merr sukses në politike por ndahet nga moderatorja

Salvini po merr sukses në politike por ndahet nga moderatorja . Duket se lidhja e dashurisë mes politikanit italian Matteo Salvini dhe moderatores Elisa Isoardi ka mbaruar përfundimisht.

Prej disa javësh çifti i famshëm italian po përflitej për ndarjen, por ata nuk kishin konfirmuar asgjë deri më sot.

Ishte Elisa ajo që mëngesin e sotëm vendosi të tregonte se lidhja me ministrin kishte përfunduar, duke postuar një foto intime me të dhe duke i dedikuar disa fjalë të ndjera.

“Nuk mungoi ajo që i dhamë njëri-tjetrit, por ajo që duhet të jepnim. Me respekt të madh për dashurinë e vërtetë që ishte. Faleminderit Matteo” – shkruan moderatorja në postimin e saj.

Marrëdhënia mes Ministrit të Brendshëm dhe Isoardi-t kishte filluar në vitin 2015 dhe gjatë këtyre viteve ata kishin folur edhe për planet e martesës.

“Është një njeri shumë inteligjent dhe i ndjeshëm. E dua, nuk mund të jetoj pa të. Ajo është gruaja e jetës sime” – kishte deklaruar më herët Salvini për Elisën.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here