Salah shpallet sërish lojtari më i mirë afrikan

0

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Mohamed Salah është shpallur Lojtari më i mirë afrikan për herë të dytë me radhë.

Salahu mbrojti këtë epitet pasi gjatë vitit 2018 realizoi 44 gola me Liverpoolin dhe Egjiptin.Sezonin 2017-18 e përfundoi si Golashënuesi më i mirë në Premier Ligë me 32 gola.

Sadio Mane dhe Pierre-Emerick Aubameyang ishin pretendentët tjerë për ta fituar këtë çmim.