Rudina Dembacaj tregon prapaskenën me Saimir Tahirin

0

Rudina Dembacaj një nga aktoret më të njohura dhe më të dashura për publikun drejton prej tre vitesh emisionin “Mos i fol shoferit” në televizionin Ora News.

Në një intervistë për ‘Revistën Class’ ajo ka për biznesin e ri që do të hapë në Tiranë, jetën profesionale dhe jetën personale.

E pyetur nga gazetarja për momente interesante gjatë punës së saj ajo ka veçuar disa episode që i kanë ndodhur teksa ka ftuar personazhet e njohur në emisionin e saj.

Një nga personazhet  që Rudina ka përmendur në këtë intervistë është ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pasi ky i fundit nuk kishte pranuar t’i shkonte në emision pasi nuk donte ti jepte fame.

Para 2 vitesh, ftova z. Saimir Tahiri i cili u shpreh: “Nuk dua të jap nga fama ime, të bëhet i njohur emisioni yt”. Kam qeshur me lot!” –  tregon Rudina.

Ndërsa intervista që i ka lënë më shumë mbresa, është ajo me aktorin e humorit Gentian Zenelaj pasi ai është një mik i veçantë për të.

“I shijoj të gjitha intervistat, sinqerisht. Do veçoja Gentian Zenelajn, sepse është dhe mik shumë i veçantë për mua” është shprehur moderatorja