Rruga e Bizës e shkatërruar, Banoret: Ne dimer behet e pakalueshme

0

Rruga e Bizës në Elbasan është një arterie e rëndësishme, por gjendja e saj e ka kthyer në të pakalueshme. Mëgjithëse është premtuar për asfaltimin dhe zgjerimin e saj, investimi nuk është bërë.Dikur përmes kësaj rruge, kamionët transportonin lëndë drusore nga pyjet e Martaneshit. Ka shërbyer në çdo kohë për të lidhur banorët e Labinotit Mal dhe fshatrave të tjerë përreth me qytetin e Elbasanit.Jo vetëm kaq. Rruga e Bizës me rëndësi strategjike është një degëzim dytësor që lidhin aksin kombëtar lindje-perëndim me Rrugën e Arbrit. Elbasanin me Dibrën deri në Peshkopi, Tiranën përmes aksit Qaf Mollë-Linos-Kroi Kuq-Bizë.Por prej vitesh aty nuk është vënë dorë. Amortizim të thellë dhe përshkohet me shumë vështirësi nga automjetet. Në dimër bëhet e pakalueshme dhe jeta e banorëve është në dorë të fatit.

Nisur nga kërkesat e vazhdueshme së fundmi është kryer një investim në pjesën më të rrezikshme në kthesën në ngjitje për në Bizë.Asfaltimi dhe zgjerimi i rrugës së Bizës do të çelte perspektiva të mëdha. Jo vetëm për banorët e Labinotit Mal, por për gjithë pjesën verilindore të Shqipërisë.