RRËFIME TË TMERRSHME: Bashkëshorti dhunon gruan për humbjen e 10 eurove

0
RRËFIME TË TMERRSHME: Bashkëshorti dhunon gruan për humbjen e 10 eurove
RRËFIME TË TMERRSHME: Bashkëshorti dhunon gruan për humbjen e 10 eurove

Rrëfen gruaja që u rrah dhe u keqtrajtua nga burri i cili ka dy gra.

Një shtëpi në një fshat të largët të komunës së Istogut zhurmon nga zërat e fëmijeve që jetojnë aty.

Zërat e tyre në rrethana normale paraqesin jetë dhe harmoni, por jeta e tyre aty është në mesin e zhurmes, stresit e dhunës familjare.

Shpresa, nuk është emri i vërtetë i viktimes, por për shkak mos zbulimit të identitet të saj, ne do ta quajmë kështu.

Ajo është një grua e re, në të 30-tat, por që fytyra e saj duket si të ishte shumë vite më në moshë. Kjo si shkak i jetës së rëndë e dhunës që ka përjetuar nga burri që do të duhej ta dojë e të pëkujdeset për të.

“Në fillim i kemi pas raportet shumë të mira, kemi kalu shumë mirë, por pas dy viteve, ja nisi dhunë kapak, por e kam përballu…. Ja nisi fjalë, ja nisi të rrehme”.

Por përvëc dhunes dhe maltretimit fizik që Shpresa ka përjetuar për tri vite martesë, burri i saj kishe vendosur që të martohej edhe njëherë, dhe të jetonte me dy gra në një shtëpi.

Një jetesë e tillë për Shpresen kishte vbazhduar për 13 vite martesë. E në mesin e një dhune të tillë psiqike, ajo ka përjetuar edhe dhunë fizike shumë të rëndë.

“Burrit i humbën 10 euro, ja mori dikush, edhe ai ja nisi mem fajsu mu që unë ja kam marë, edhe me tha unë po shkoj dikun edhe kur të kthehna i du paret, unë se kisha iden ku kanë mbet ato pare”.

Por humbja e 10 euro e kishte shtyer atë që kur të kthehej në shtëpi, para mesnatës të ushtronte dhunë në forma të ndryshme në Shpresen.

Ajo rrëfen se pas disa orëve të dhunes më në fund e kishe lënë, duke e detyruar të pastrohej me ujë të ftoft.

Në mesin e dhimbjeve të tmerrshme që Shpresa thot se kishe pëjetuar, ajo e kishe lënë shtëpinë, duke ecur gjatë gjithë dites në male e fusha, për tu fshehur që të arrinte në mbrëmje në Stacionin Policore, më të afërmin që e kishte.

Aty ajo kishte rrëfyer për dhunen, ku nga trajtimi i mjekut, kishte rezultuar që e kishte njërën dorë të thyer, koken e prerë e edhe shumë lëndime të tjera.

Për këtë dhunë burri i saj ishte mbajtur në paraburgim vetëm dy javë, kun ë të njejten kohe edhe Shpresa ishte strehuar në një shtëpi të sigurt.

Por, mos përkrahja e familjes se Shpreses, dhe 4 fëmijet që ajo kishte e kishin detyruar që të kthehej përsëri tek burri, dhe të tërhiqte deklaratën e saj në Gjykatë.

Por pasi kishin kaluar 3 vite, ajo prap ishte kthyer në strehimore, kësaj here, pas kërcënimeve që kishte marrë nga burri i saj, i cili edhe e kishte rrah gruan tjetër.

Pas dhunes që kishte përjetuar Shpresa kishte ikur nga shtëpia e burrit, duke ecur në male për të arritur në Polici.

Shpresa tani është e strehuar në Strehimore, por ajo asnjërin nga fëmijet e saj nuk e ka me vete.
Bashkëshorti i  viktimes është i njohur për Komunen e Istogut e gjithashtu edhe për organet e rendit.

Një dhunë të tillë, fizike e psikologjike ndaj dy bashkëshorteve të tij, e konfirmon edhe Mbrojtësja e viktimave në rajonin e Pejës.

“Bashkëshortja e parë e ka raportu rastin në Polici, me 02.06.2015, herën e dytë  e ka raportu me 05.06.2019 .. Për rastin e parë ka qenë dhunë në familje dhe lëndime të lehta trupor, ka pas lëndime doren e thyme flok te kputa prej burrit, e lëndime u kanë edhe në pjesën e krahrorit të djatht edhe ka qenë e mavijosne në fytyrë edhe është kanë e friksuar ka qenë në stress dicka të pa besueshëm”, e tregon edhe Mbrojtësja e Viktimave në rajonin e Pejës , Saime Syla.

Ajo tregon se si edhe bashkëshortja tjetër me 21 prill të këtij viti e ka paraqit rastin në Polici.

Qendra për Punë Sociale në komunë të Istogut, përveq që janë në njohuri për dhunën e ushtruar nga ky përson e pranojnë që në atë familje ka edhe dhunë psiqike shumë të rëndë.

“Ka pas shumë lëndime të rënda, doren e thyme, koken e qame fytin e mavijosur, flok te shkuluna, rast me të rënd kurr nuk kemi pa”, tregon Myrverte Verbaj, udhëheqëse e Shërbimeve Sociale në Istog.
Ajo tregon se në atë familje gjendja është mjaft e rëndë, dhe jetesa aty nuk është në standarte të normales.

Burri i Shpresës nuk është vetëm ushtues i dhunës në familje, ai për Policinë e Kosovës është i njohur edhe për shumë vepra të tjera penale.

Identiteti burrit të viktimes është i njohur për redaksinë, por ai nuk do të publikohet për shkak të siguris së viktimave.

Ky person, në bazë të dhënave që na ka dorëzuar Prokuroria Themelore ne Pejë, ka të ngritura 11 aktakuza dhe 13 kallëzime penale. aktakuzat janë për vepra të ndryshme penale.

Ai i ka 5  aktakuza për veprat penale Vjedhje si dhe Vjedhje të rëndë, 1 aktakuzë për asgjësim apo dëmtimi i pasurisë, 2  aktakuza për veprën penale Dhunë në familje, 1  aktakuzë për veprën penale Lidhje e paautorizuar e shërbimeve publike.

Ndërsa në  Departamentin e Krimeve të Rënda, ndaj të pandehurit  janë ngritur tri aktakuza, 2 aktakuza për veprën penale armëmbajtje pa leje dhe 1 aktakuzë për veprën penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Për prokurorin në Pejë ai është mjaft I njohur dhe për dhunë të ushtruar ndaj grave të tij.

“Deri me tani kemi 2 aktakuza për dhunë në familje, aktakuza e fundit është ngritur me datën 14 gusht të këtij viti dhe rastin tjetër e kemi në prill të këtij viti nga bashkëshortja e tij, ndërsa rastin tjeter e kemi në vitin 2015 nëse nuk gaboj nga vëllau I vet I cili ka qenë viktimë e rastit, për këto dy raste është ngritur aktakuza dhe të njejtat janë procesuar në gjykatat kompetente. për rastin e fundit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe në bazë të provave dhe materialeve do të veprojë edhe prokurori I shtetit”, tha Shkodran Nikçi, zedhënës i Prokurorisë në Themelore në Pejë.

Gjykatën Themelore të Pejës, përmes emailit i ka thënë emisionit UDHËVE, që ky person është gjykuar disa herë në Gjykatën e Pejës, por asnjëhërë ai nuk ka vuajtur denim me burg, pasi që të gjitha denimet janë vetëm dënime me kusht.

Në Gjykaten Themelore Pejë, Dega Deçan  është zhvilluar procedur penale  për veper penale vjedhje e mbetur në tentativë  ,dhe është gjykuar më denim me burgim prej 6 muaj më kusht ne afat për nje viti . Aktgjykimi e ka marë formen e prerë më dt 31.05.2019, ka thënë Tringa Zhuti, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Pejë.

Për lënden penale, është nxierr aktgjykim denues për vepra penale të vjedhjes ose rëndë dhe është shqiptuar denimi unik  me burgim 2 vite me kushte për 3 vite, po ashtu për pjesen tjeter të veprave penale është nxierr  aktgjykim refuzus pas qe është terheq prokurori.

Për lënden penale Vjedhje e rëndë , me aktvendimin të datës 30.06.2015,është hudh aktakuza për shkak të parashkrimit relative të ndjekjes penale.

Por, bashkëshorti i Shpreses, dhunë kishte ushtruar edhe ndaj vëllaut të tij, të cilit sipas arsyetimit të Gjykatës, i ka shkaktuar lëndime të të lehta trupore, dhe për këtë gjë, ai është denuar me kush prej 3 muajsh, por që, nëse një vepër e tillë nuk përsëritet brenda një viti ai atëherë nuk do ta vuajë denimin.

Por, pa u mbushur një vit, në qershor të vitit 2015, ai kishte ushtruar dhunë përsëri, këtë herë ndaj bashkëshortës së tij, SHPRESES. Ai për një gjë të tillë ka vuajtur denim vetëm 21 ditë, pasi që dënimi i shqiptuar me burg prej 3 muajsh ishte zëvendësuar me denim me gjobë prej 400 euro .

Në arsyetimin e  aktakuzes së Prokurorisë Themelore në Pejë, të ngritur me datën 21.08 2015, ishte cekur se i pandehuri vazhdimisht ushtron dhunë si fizike ashtu edhe psiqike ndaj të dëmutarës.
Por kishte mjafuar ndryshimi i deklaratës së viktimës, e cila kishte thënë se do të shkonte të jetonte me burrin përsëri, dhe prokurori i çështjes i ishte drejtuar Gjykatës që të pandehurit t’i ndërpritej paraburgimi.

Në bazë të kësaj Gjykata do të vepronte në bazë të veprës penale Lëndim i Lehtë truporë dhe do të mjaftohej me denimin prej 3 muajsh me kusht, të cilën madje e kthen në gjobë prej 400 eurosh, pavarësisht se përsëritjen e vepres penale e kishte konsideruar si rrethanë rënduese.

Në vitin 2014 gjithashtu i pandehuri ishte denuar më kusht për shkak të përdorimir të armës apo mjetit të rrezikshëm, ku kishte përdorur armë gjatë një ahengu familjarë.
Ai vetëm brenda një viti, kishte shkaktuar 3 vepra të ndryshme penale, dy të lëndimit truporë, dhe një për armmbajtje pa leje. Edhe pse nga ana e të pandehurit ishte shkelur dënimi me kusht ai asnjëherë nuk e ka mbajtur denim efektiv.

Deri tani të gjitha lëndët  kanë përfunduar me vendim përfundimtar përveç një Aktakuze që është ngritur në muajin gusht të vitit 2019 për të cilën ende nuk është caktuar seanca fillestare, ka thënë Tringa Zhuti, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Pejë.

Ajo ka thënë se të gjitha Aktgjykimet ndaj të pandehurit  kanë marrë formën e prerë. Ndërsa deri më tani kemi dy raste të dhunës në familje për të cilët Zyra për Mbrojtjen e Viktimave në Gjykatë ka dorëzuar dy Kërkesa për lëshimin e urdhrit mbrojtës megjithatë në seancë pala e mbrojtur (viktima), në të dy rastet është tërhequr nga kërkesa për lëshimin e urdhrit mbrojtës.

Gjykata Themelore në Pejë, asnjëherë nuk e ka dënuar të pandehurin me burg, duke e lënë të lirë me denime me kusht.

Për Kryesuesin e  Këshillit Gjyqësorë të Kosovës rastet e dhunës në familje  kur kemi të bëjmë me recidivistë të veprave penale, duhet të merren parasysh që të shqiptohet
Por shoqëria civile dhe rrjeti i grupit të grave mos veprimin më të ashpër nga ana e gjykatës Themelore në Pejë, si dhe të Prokurorisë e sheh dështim në mbrojte të viktikave të dhunës në familje.

Ndërsa për Ehat Miftarajn nga Institui i Kosovës për Drejtësi, një rast i tillë është neglizhencë e Prokurorisë dhe e Gjykatës kompetente .

Burimi: RTK