Rozana Radi kujton ndarjen nga jeta të të atit me një mesazh të ndjerë

0

Rozana Radi kujton ndarjen nga jeta të të atit: Humba veten kur ai u largua. Rozana Radi ka postuar një foto dedikuar babait të saj, i cili është ndarë nga jeta prej vitesh. “Jam mërzitur për babain, i cili më thoshte të kisha kujdes për veten.

Ah sikur të kisha mundësi ta lajmëroja se e humba veten ditën kur ai u largua”,-shkruan moderatorja me dhimbje. Kjo nuk është hera e parë që Rozana Radi shkruan për të atin dhe nderon kujtimin e tij në mënyra të ndryshme. Shpesh herë, edhe në intervista të ndryshme, moderatorja ka folur për raportin që ka pasur me të duke e konsideruar si shumë të ngushtë dhe ndarja e tij nga jeta është dhimbja më e madhe që ka përjetuar.

Rozana Radi kujton ndarjen nga jeta të të atit me një mesazh të ndjerë