Roma mposht Juventusin dhe nuk heq dorë nga zona Champions

0
Roma mposht Juventusin dhe nuk heq dorë nga zona Champions

Roma nuk heq dorë nga zona Champions, pasi sot fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Juventusit në “Olimpico” dhe e bëri edhe më interesante garën për t’u renditur në katërshen e parë të tabelës.

Verdhekuztë vuajtën jo pak në pjesën e parë të sfidës, teksa portieri Mirante dhe dy herë shtylla, si shpëtuan nga golat, por arritën të fitojnë falë dy golave të shënuar në 10 minutat e fundit të takimit.

Ishte Florenzi, që sot luante me shiritin e kapitenit në krah, i cili zhbllokoi rezultatin në minutën e 79’ të takimit, ndërsa në minutat shtesë verdhekuqtë gjetën golin e qetësisë me anë të Edin Dzekos.

Me këtë fitore, Roma Roma shkon në kuotën e 62 pikëve, aq sa ka edhe Milani, ndërsa bashkë me Atalantën dhe Interin, të 4 skuadrat do të garojnë për 2 vende në zonën Champions.