Roma është gati të bëjë çmenduri për të sjellë në kryeqytet sulmuesin e Torinos

0
Roma është gati të bëjë çmenduri për të sjellë në kryeqytet sulmuesin e Torinos

Roma është gati të bëjë çmenduri për të sjellë në kryeqytet sulmuesin e Torinos, Belotti. Kjo konfirmohet edhe nga drejtori sportiv i verdhekuqëve, Monchi.

Ekipi verdhekuq nuk po kalon një sezon të mirë në kampionatin italian, edhe pse fitoret e fundit e afruan me kreun. Synimi kryesor është kualifikimi në Champions. Këtë sezon Roma ndryshoi gjithçka në mesfushë me shitjen e Nainggolan dhe Strootman. Afrimet e reja kanë bindur tani me Zaniolo dhe Cristante që o kthehen në titullarë.

Për Romën synimi është afrimi i sulmuesi me eksperiencë dhe i afirmuar si Belotti, pasi Shick po zhgënjen edhe këtë sezon. Monchi është gati të hedhë 50 milionë në arkat e klubit të Urban Cairo për të sjellë në Olimpiko sulmuesin.

Mesa duket vera ka për të qenë e nxehtë në aksin Romë- Torino.

MEDI LINE NEWS| medialine.al