Roberti mohon lidhjen dhe bën deklaratën e fortë ndaj Norës

0

Ndarja e çiftit të artistëve, Robert Berisha dhe Nora Istrefi është sigurisht një nga ngjarjet më protagoniste të momentit dhe çdo gjë që ndodh rreth “ajrit” të tyre përbën interes për shtypin rozë.

Pasi u kap mat në foto me një modele simpatike, identiteti i së cilës është Jessica Kadiu, Roberti bëri një sqarim për të cilin mjaftoi vetëm një foto ku shprehu gjithçka ka lidhje dhe ka të bëjë me bukuroshen, e cila duket se do të jetë pjesë e projektit të ri muzikor të Robertit.

Por, vetëm sot ai ka vendosur të bëjë një tjetër sqarim të gjatë dhe publik përmes një deklarate dhënë për portalin Lajmi.net. Ai shprehet kështu: “Kur të lidhem me dikë kanë për ta marrë vesh prej meje direkt si gjithmonë që i bëj gjërat publike, s’kam çfarë të fsheh, jam beqar”. Ndërkohë i pyetur në lidhje me modelen simpatike nga Burreli ai mohoi që mes tyre ka një histori dashurie ndërsa shtoi: “Ajo vajza është 21 vjeçe edhe është një shoqe e jona e cila ka ardhur për të marrë pjesë në projektet tona. Nëse unë pi kafe me ndonjë kolege ose qoftë dikush i familjes time, ndonjë teze, nuk do të thotë që unë jam në lidhje me tezen time.

Veç diçka kam qejf që ta dinë të gjithë fansat e mi…që unë asgjë nuk e bëj për famë. I bëj për qejf të shpirtit tim dhe shpresoj që nuk lëndoj asnjë. Me punë dhe muzikë i kam arritur krejt këto deri tani dhe me së shumti me ndihmën e Norës, në krah të famës së saj, të cilën e ka bërë me shumë punë dhe lodhje. E falenderoj nga zemra, nuk jam as i pari dhe as i fundit, më mirë shokë se me kriju negativitet në shtëpi afër fëmijës. 80% e martesave kanë probleme dhe po rrinë bashkë se ju vjen turp prej familjes dhe traditave palidhje që i kemi ne shqiptarët.

Kemi shumë të mira veç do gjëra janë shumë idiotësi. Komente do të ketë e s’do të mundem t’i ndaloj, veç diçka ta dinë të gjithë ata që duan ta dinë: Që Norën dhe Reneen kam për t’i pasur në zemër sa të jem gjallë edhe 27/7 jam i gatshëm për çfarë të kenë nevojë”. E përfundon kështu deklaratën e tij Robert Berisha.