Restorant Vila Benvenuto vendi ideal për fundjavën tuaj

0
Restorant Vila Benvenuto vendi ideal për fundjavën tuaj

Restorant Vila Benvenuto vendi ideal për fundjavën tuaj. I ndodhur në hyrje të qytetit të Elbasanit është një nga restorantet më të mira në qytet.

Ajo çfarë ofron Vila Benvenuto janë produktet e detit dhe pastat. Me një staf me eksperiencë në ristoracion, ofron gatime të mrekullueshme.

Gjithçka është e freskët dhe me produkte të para cilësore. Sepse sipas drrejtuesve kjo është pika kryesore e të ofruarit pjata të shijshme dhe të shëndetshme.

Ambienti që ofron restoranti është i këndshëm dhe i përshtatshëm për çdo grupmoshë. Ju mund të drekoni apo darkoni me familjen, miqtë apo edhe në takime pune. Mund të zgjidhni të qëndroni në ambientin e brendshëm ose në ambientin e jashtëm. Kudo ku ju të dëshironi janë të plotësuar të gjitha komoditetet e nevojshme.

Përveç produkteve të freskëta dhe gatimeve të shijshme, në Vila Benevnuto ju do gjeni një shërbim cilësor dhe me standarte. I gjithë stafi nga Shefi i kuzhinës e deri tek shërbimi në sallë i bashkon dëshira dhe pasioni për t`ju ofruar një shërbim ekselent.

Falë pasionit dhe cilësisë, e cila  ka mbetur e pandryshuar në këto vite, Restorant Vila Benvenuto është një destinacion që preferohet edhe nga të huajt. Sipas drejtuesve, çdo fundjave vijnë shumë turistë nga vendet fqinje, kryesisht Maqedonia, për të shijuar pjata të mrekullueshme. Por, jo vetëm, turistë dhe grupe turistësh nga Italia e shumë vende të tjera.

Pa mburrje vlerësimet e tyre kanë qenë maksimale. E jo vetëm në gatimet e servirura, por edhe në shërbim. Kjo ka sjellë që Restorant Vila Benvenuto të ketë vlerësime maksimale edhe në TripAdvisor (Vila Benvenuto Ristorante) ku 97 % e vlerësime janë Ekselente.

Nën moton, “Nuk ka dashuri më të sinqertë se sa dashuria për ushqimin”, Restorant Vila Benvenuto ju fton të kaloni një fundjavë të mrekullueshme. Çlodhëse, plot freski dhe mbi të gjitha të këndshme bashkë me familjen apo njerëzit tuaj më të dashur.

MEDIA LINE NEWS | medialine.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here