Ramush Haradinaj nis fushatën elektorale i bindur në fitore

0

Kryeministri i dorëhequr i Kosovës, Ramush Haradinaj mbajti një takim me strukturat e partisë së tij në Pejë

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Në një atmosferë mobilizuese, takim me strukturat e AAK-së në Pejë, aty ku u lind Aleanca. Tani më e fuqishme se kurrë, Aleanca është e gatshme për zgjedhjet nacionale, me ofertën më të mirë të forcimit të lidhjes së qytetarit me shtetin, ekonomikisht të zhvilluar dhe me vizion të qartë për të ardhmen euro-atlantike. RH”, ka shkruar Haradinaj.