Rama njofton konferencë për shtyp ditën e nesërme

0
Rama ankohet pafundësisht për sistemin e drejtuar nga vetë ai

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar përmes zyrës së shtypit mbajtjen e një konference për shtyp, ditën e martë. Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se në orën 11.00, shefi i qeverisë do të mbajë një bashkëbisedim me gazetarët.

“Nesër në orën 11.00 në Sallën e Hartave – Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një bashkëbisedim me gazetarët” – thuhet shkurt në njoftimin e zyrës së kryeministrit duke mos dhënë detaje të mëtejshme.
Në fokus pritet të jenë zhvillimet politike që janë të shumta, ndryshe nga sezonet e verës në të kaluarën.

Së pari është çështja e zgjedhjeve të 30 qershorit, oferta e Metës për të zhvilluar një tryezë me të gjitha palët për zgjidhjen e krizës, dekreti për të mbajtur zgjedhje në 13 tetor, negociata të mundshme në prapaskenë për daljen nga situara, shkarkimi i Presidentit, por edhe shembja e Teatrit Kombëtar.

Mbetet për tu parë nëse kryeministri do të japë një lajm të ri sa u takon këtyre zhvillimeve.