Qeveria është degdisur aq keq, sa me kontributet e të tjerëve mburret në ditën me diell

0

Emisioni BOOM në Ora News ka bërë një akuzë të pazakontë. Sipas asaj që transmetoi në emisionin e së hënës ERTV dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Ogerta Manastirliu i kanë marrë një punë të bërë prej tyre. Bëhet fjalë për familjen e Besnik Sharkës në Lushnje.

Ministrja shkoi në shtëpinë e re të sapondërtuar duke bërë me këtë rast edhe reklamë për Edi Ramën, qeverinë dhe ndihmën e madhe që ajo po i jep shqiptarëve në nevojë.

Por emisioni Boom thotë se prej gati 3 muajsh, ndoqi dhe sensibilizoi opinionin për rastin e familjes Sharka, që jetonte në një gjendje të mjeruar. Shqiptarët reaguan dhe u sensibilizuan, duke dhënë ndihmën e tyre edhe në ndërtimin e shtëpisë që vizitoi ministrja.

“ERTV nuk ka bërë asgjë më shumë se sa ka vjedhur punën e tjetrit. Në këtë rast është vjedhur e puna së emisionit Boom dhe solidariteti i shqiptarëve. E gjitha kjo për të reklamuar qeverinë dhe asnjë punë të saj. Në të gjitha fjalët e saj, ministrja i fliste të zotit të shtëpisë dhe banorëve të tjerë për projektin “Shqipëria solidare”, për falënderime ndaj qeverisë dhe kryeministrit. Sic edhe kushdo e ka ndjekur, apo mund ta ndjekë, falënderimet e vërteta janë dhënë nga emisioni Boom, me emra konkretë dhe me kontribut konkret, ku hyn edhe financimi i shtëpisë, që s’ka lidhje fare me programet apo qeverisjes që thotë ministrja” – thotë emisioni në Ora News.

Vetë familjarët shprehen se bashkia nuk i ka ndihmuar kurrë derisa doli problemi në emisionin Boom. Madje as nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë Besnikun.

Ajo që bie në sy është ngjyra e shtëpisë që ishte bërë pink pasi fillimisht e kishin lyer blu.

“Z. Kryeministër, detyra jonë është të jemi përcjellës të problemeve të njerëzve, të vemë në lëvizje institucionet dhe në fund të gjejmë një zgjidhje. Në rastin e Besnikut, pa modesti kemi bërë një mrekulli, së bashku me shqiptarët. Minimumi duhej të na falënderonit. Vjedhjen e punës, duke ia deleguar meritën qeverisjes dhe programeve tuaja, po ua falim” – thotë Ora News.

Propaganda qeveritare "rrëmben" punën e "BOOM", si ndryshoi shtëpia nga blu në lejla (23 prill 2018)

Propaganda qeveritare "rrëmben" punën e "BOOM", si ndryshoi shtëpia nga blu në lejla (23 prill 2018)Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/propaganda-qeveritare-rremben-punen-e-boom-si-ndryshoi-shtepia-nga-blu-ne-lejla#.Wt4bPrO-wVs.facebook

Posted by Ora News on Monday, 23 April 2018

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here