Qeveria e re italiane “ringjall” bursat dhe fryn era optimizëm

0
Qeveria e re italiane
Qeveria e re italiane "ringjall" bursat dhe fryn era optimizëm

Qëndrimi i Salvinit në qeverisje e kishte kthyer italinë dhe ekonominë italiane në paqendryeshmëri të madhe, kjo si pasojë e deklaratave dhe qëndrimeve anti-BE.

Sapo u arrit marrëveshja qeverisëse midis 5 Yjeve dhe PD-së, bursa “festuan”. Bursa e Milanos pati një rritje pozitive me 1.58%. Edhe bankat italianë patë rritje  dhe përfituan nga klima pozitive. Mps (+3,4%), Banka Bpm (+2,9%), Unicredit (+2,1%), Ubi (+1,6%)  dhe Intesa (+1,3%), kjo e fundit zotëron edhe filialin e Intesas në Shqipëri.

Optimizmi ishte edhe tek kompanitë e mëdha  si koncensionari i autostradave që pa një rritje (+5,9%), kur nga Salvini kishte marrë mesazhe “kërcënuese” për rishikimin e koncensionit. Gjithashtu edhe kompania mediatike Mediaset (+1,3%) dhe gjigandi i prodhimit të gomave italiane Pirelli (+6,4%).