Qetësojeni këtë “Karamele kryeministër” se ka dalë nga shinat

0
Qetësojeni këtë

Qetësojeni këtë “Karamele kryeministër” se ka dalë nga shinat. Kush e ndoqi mbrëmjen e së enjtes emisionin politik ” Opinion”, e kuptoi edhe njëherë se protesta studentore po luan themelet e këtij shteti.

Pa ngjyrime politike, por si qytetarë të thjeshtë mbrëmë ne ishim spektatorë të një kakofonie me gjuhë banale të kreut të legjislativit shqiptar. Atij kreu ku ne i kemi votëbesuar qeverisjen e këtij vendi këtu e 5 vite e 3 muaj. Se kështu ia ka ënda me ja vënë në dukje.

Përballja e mbrëmshme me panelin e gazetarëve dhe opinionistëve ishte një shou me sponsor gjeneral mediat shqiptare. Gjatë gjithë emisionit nuk dha asnjë përgjigje si kryeministër, por si një “gangester” të getove amerikane. Pikat e shpalosura nga studentët nuk janë as më shumë e as më pak edhe pjesë e premtimeve elektorale të Rilindjes. Rritja me 5% e GDP-së ishte një premtim i Rilindjes në fushatën elektorale të 2013-ës. Pra plot 5 vite e 3 muaj nga sot. Dhe akoma Kryeministri i vendit kërkon të dialogojë me një pikë që e ka premtur që në vitin 2013.

Jo vetëm ajo. Karta e Studentit, një pemtim qesharak  që pjesë e saj u bë edhe Lali Eri, kryebashkiaku më i mirë i kryeqytetit më të mirë europian. Pra pikërisht, ky kryeministër del e na bën shou në dy televizione kombëtare, dhe sipas audiencës, dy më të mëdhenjt, duke kërkuar dialog për premtimet e veta.

Le të vazhdojmë me autonominë e universiteteve dhe me ligjin paçavure të arsimit. Letrat e së cilit ia përplasën surratit dje në parlament dhe po ja mësojnë studentë prej 11-të ditësh protesta. Dhe, ky Nastradin me çitjanë, del e na moralizon rektorët e dekanët. Ata me të cilët ndan pazaret elektorale dhe tenderat.

Dikush duhet ta qetësojë këtë “Karamele” sepse do mbetet gjatë si kryeministri më qesharak. Madje shou i mbrëmshëm në Opinion ishte i denjë për të provuar si “djalë i motit” me shkopin në dorë.

Mjerë ne për këtë kryeministër dhe lum ne për këtë brez që i ka hapur sytë shumë shqiptarëve këto 11-të ditë proteste.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here