Pushimet kurative ne ujerat termale, vlerat dhe përfitimet shëndetësore

0

Për t`u përmendur janë vlerat e mëdha kurative të llixhave të Elbasanit, ujërat e së cilës kanë vlera të larta terapeutike ku dhe trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, stomakut, lëkurës. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera për trajtime kozmetike dhe janë shfrytëzuar që nga periudha e lashtë romake.

Ujërat termalë me vlera kurative ndodhen shumë afër qytetit të Elbasanit dhe janë një nga qendrat më të mëdha kurative në vend. Këto ujëra sulfurore shumë të nxehta, sipas studimeve të specialistëve të kësaj fushe, krijohen në thellësi rreth 13000 metra nga sipërfaqja e tokës, në presion dhe temperatura të larta, si rezultat i bashkimit të oksigjenit me hidrogjenin dhe lëndë të tjera kimike. Të shtyra nga presioni i lartë i gazrave, dalin në sipërfaqe nëpërmjet të çarave të shkëmbinjve.

DSC01343

Post vlerave kurative të njohura tanimë, një shtysë të madhe zhvillimit të turizmit kurativ në ketë zone ka ardhur si rrjedhojë e investimeve në infrastrukturën akomoduese. Me dhjetra qendra kurative janë ndërtuar dhe rikonstruktuar për t`i ofruar pushuesve kushtet komode të pushimeve kurative. Ushqime tradicionale, çlodhje dhe salla terapie me balta termale. Këto janë të pranishme në çdo qendër, ku nuk mungon stafi i duhur mjekësor për të asistuar çdo problematikë të mundshme gjatë kryerjes së banjove me ujëra termale.

MEDIALINE NEWS ALBANIA