Pse Sandër Lleshaj nuk mund të jetë ministri i ri i Brendshëm

0
Kush është gjenerali që vjen në krye të Ministrisë Brëndshme

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, dha në në deklaratë sot nga selia blu, arsyet pse Sandër Lleshaj nuk mund të jetë ministri i ri i Brendshëm i vendit.

Sipas Palokës, Lleshi është një tjetër ushtar i Ramës. Ai nuk do të luftojë dot krimin për shkak të pushtetit politik të Ramës që varet nga blerja e votave. Dhe vetë Lleshi, sipas Palokës, është pjesë e këtij pakti të Ramës me krimin, që blen vota.

Por, Sandër Lleshi ka një mundësi të tregojë se nuk është kukulla e Ramës. Sipas nënkryetarit të PD-së, ai nuk duhet të pengojë arrestimin e Vangjush Dakos, që bleu vota për pushtetin e Ramës.

“Parlamenti i hapi sot rrugën drejtimit të Ministrisë së Brendshme nga një tjetër ushtar i Edi Ramës, fundi i të cilit do të jetë i njëjtë: shërbëtor i një kryeministri, peng i krimit të organizuar.

Sandër Lleshaj nuk do ta luftojë dot krimin, se pushteti politik i shefit të tij varet nga blerja e votës me bandat.

Sandër Lleshaj është produkt i një qeverie ilegjitime, që qëndron në pushtet me të paktën 15 mandate të blera.

Nuk do ta luftojë dot krimin, pasi Edi Rama e ka vendosur atje për të mbrojtur Vangjush Dakon që ka blerë vota për të.

Pas denoncimeve, Dako sot duhej të ishte në burg. Sandër Lleshaj është pjesë e paktit të Edi Ramës me krimin që blen vota. Sandër Lleshaj ka mundësinë të tregojë se nuk është kukull. Ai duhet të tregojë se nuk do ta pengojë arrestimin e Vangjush Dakos që bleu vota për tepsinë e Ramës.” – u shpreh paloka nga selia blu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here