Pse lëvizja e djegieve të mandatëve i jep pikë Lulzim Bashës

0

Deklarata e sotme e kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha për djegien e mandateve të deputetëve hap të tjerë skenarë politike si për opozitën dhe qeverisë.

Sipas deklaratës protesta e të enjtes do të jetë edhe dita e verdiktit final e cila do të shënojë edhe protestën e dytë të madhe. Ky vendim i Bashës sipas edhe hipotezave tona vjen pas një “besimi” që i dha pjesmarrja masive në protestën e datës 16 shkurt.

Së pari kjo lëvizje e Bashês politikisht është e para herë në historinë  politike të vendit. Sigurisht që kjo do të rrisë besimin dhe mbështetjen e Bashês jo vetëm në kampin e Partisë Demokratike, por edhe tek elektorati gri. I cili nga viti në vit ka ardhur në rritje dhe një vendim i tillë mund ti nxjerrë ata në sheshe dhe në rastin më të mirë daljen e tyre në votime.

Së dyti kjo lëvizje e Bashës është edhe një provë ndaj elektoratit demokrat se marrêveshja e 2017- ës është lënë pas krahëve. Sigurisht që kjo është zgjedhja më e mirë për ti falenderuar atë pjesmarrje madhështore të shtunën në shesh. Dhe, dhuna e 30 personave nuk mund të hedhë poshtë protestën e mbi 30 mijë qytetarëve.

Së treti, lëvizja e Bashês dhe miratimi edhe nga Lëvizja Socialistè për Integrim do të hidhte poshtë insinuatat e Ramës për një përçarje të opozitës, edhe pse protesta ishte prova e parë e unitetit të opozitës.

Së katërti kjo lëvizje politike do të vërë me shpatulla pas murit edhe qeverisjen. Kjo ishte e papritur dhe e pallogaritur si opsion i qeverisë Rama. Pavarësisht se kjo do krijojë ngërç politik, “topi” do të kalojë nē anën e qeverisë. Që nga momenti i zyrtarizimit të këtij vendimi presioni politik ndaj kryeministrit Rama do të rritet.

Së pesti lëvizja e Bashês do të lêrë pa zgjidhje edhe përfaqêsitë ndërkombëtare, të cilat në shumë raste kanë treguar papjekuri në qëndrimet e tyre. Kjo lëvizje do të krijojë vështirêsi ndaj qëndrimeve të tyre.

Kjo është një analizë dhe interpretim i yni rreth një vendimi të mundshëm për djegien e mandateve të opozitës. Kjo mbetet për tu parë në ditën në vijim pas Basha theksoi se ky propozim do ti kalojē forumeve politike të partisë Demokratike. Theksojmë se kjo do të shënojë njē precedent për herë të parë nē historinē politike shqiptare.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al