Protesta e studentëve duhet të na zgjojë nga “gjumi”

0
Protesta e studentëve duhet të na zgjojë nga

Protesta e studentëve duhet të na zgjojë nga “gjumi”.

Sepse kemi rënë në një “gjumë letargjik” që biologjikisht duhet ta bëjnë kafshët dhe jo njerëzit.

Vendosmëria e studentëve dhe mbështetja që po merr në çdo qytet është shenja më e mirë që ne si popull nuk kemi “vdekur” akoma.  Dhe, kjo protestë, deri tani apolitike, duhet të jetë këmbana e zgjimit nga “gjumi letargjik” që kemi vite që flemë. Të tillë protestë, edhe pse ka vetëm 2 ditë që zhvillohet, kishim që nga periudha e demontimit të armëve kimike që nuk organizohej.

Rezultatet i dini mirë, por kemi vite që ne po flemë duke e vendosur pushtetin në një rehati si askund tjetër. Protestën e studentëve duhet ta marrim si shenjë se ky pushtet nuk qeveris më për popullin, por kundra popullit. Shembullim e kemi, forcën për të reaguar e kemi, atëherë nuk na mbetet tjetër gjë veçse protesta.

Franca i dha  provën se populli mbetet mbi çdo pushtet, sado i fortë të jetë ai.  Edhe në vendet e rajonit protestat kanë qenë akoma më të nxehta kanë dhë prova që rrëzojnë çdo pushtet.

Protesta paqësore dhe apolitike është mjeti më demokratik dhe më më i fuqishëm në dorën e popullit. Kjo të jetë hapi i parë që të finalizohet me votën kundra këtij pushteti në zgjedhjet e qershorit 2019-të.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here