Protesta e djeshme do ndryshojë kursin politik të Ramës dhe ndërkombëtarëve

0

Protesta e mbajtur ditën e djeshme nga ana e opozitë së bashkuar ishtë më e madhja në pjesmarrje që nga bojkoti parlamentar i partive opozitare. Masiviteti në rritje i atyre që duan ndryshimin e kësaj qeverie po tregon se rruga e nisur nga opozita po mbështet gjithnjë e më shumë nga shqiptarët.

Nuk duam të merremi me lojën e numrave, por kjo dukshëm ishte një protestë madhështore për ti treguar ndërkombëtarëve që ky popull po kërkon ndryshim. Ky ndryshim nuk është më rikthimi i Bashës apo Monikës në pushtet, por vendosja e një sistemi të ri pushteti. Klasa politike që do të jetë në pushtet duhet modoemos të ndryshojë qasjen e saj administratës, korrupsionit dhe sjelles arrogante me qytetarët, ata që paguajnë dhe vuajnë pasojat e kësaj qeverisjeje të sotme.

Protesta e djeshme mbajtur nga opozita e bashkuar ishte një sinjal i qartë ndaj qëndrimit ndërkombëtar që duhet në mënyrë kategorike të jetë pjesë e zgjidhjes ose përndryshe duhet të vetë-përjashtohet nga deklaratat pro a kundër çdo pale.

Ndërkombëtarët europian dhe amerikan, të cfarëdo niveli duhet së pari të lexojnë qartë vullnetin e shqiptarëve, që protesta e djeshme e tregoi qartë. Nuk mund dhe duhet të vazhdojnë të “shpërdorojnë” pafundësisht besimin që kanë krijuar shqiptarët ndaj tyre.

Ndërsa duket qartë që nga veprimet e policisë para godinës së kuvendit që Rama e ka humbur qetësinë dhe çdo ditë që kalon duhet ta kuptojë se aty në shesh nuk është Pd dhe LSI por populli shqiptar, sado i vogël në numër sipas tij. Rama duhet të jetë i pari që paskësaj proteste të rishikojë qëndrimin e tij arrogant dhe përbuzës ndaj kërkesave për zgjidhje të kësaj situate ku po “futet vendi” si politikisht por edhe ekonomikisht. Përndryshe, ai do të jetë i pari mbi të cilin do të bie barra e situatës ku po drejtohet shqipëria.

Dhe, pavarësisht vendimit për hapjen apo jo të negociatave, krimi nuk do të vetëshuhet, ekonomia të ringjallet dhe shqiptarët të pasurohen.

MEDIA LINE NEWS| medialine.al