Protesta Astirit: Tensione dhe grushta

0

Nis me tensione protesta e banorëve të  “Astirit”. Banorët dhe drejtuesit e mjeteve janë përplasur me njeri-tjetrin, pasi kanë qenë drejtuesit ata të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për bllokimin e rrugës.

Ndërkohë në lidhje me këtë fakt ka qenë një prej banorëve i cili në fjalën e tij ka shprehur vendosmëri për vijueshmërinë e protestës duke thënë se janë drejtuesit e mjeteve ata të cilët duhet të gjejnë një rrugë tjetër për të kaluar dhe jo protestuesit.