Prokurori i “Çështjes Tahiri” pranon ekzistencën e kërcënimeve

0
Prokurori i

Dritan Prençi ka qenë prokurori i tretë i paraqitur sot para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në garë për t’u bërë pjesë e Strukturës së Possaçme Antikorrupsion. Gjatë pyetjeve të bëra në KLP, Prençi ka prezantuar me pak fjalë karrierën prej 9 vjetësh në cilësinë e prokurorit në Tropojë dhe 5 vjetët si drejtues në Prokurorinë e Kukësit.

Prençi, aktualisht pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, është vlerësuar për dënimet me burgime të përjetshme, të kërkuara për Jaho Muloosmanin, dhe për dy anëtarë të familjes Haklaj. “Përfaqësoj në gjykate aktualisht 2 çështje me zyrtarë të lartë në hetim, ish-ministrin e brendshëm, ish drejtorin e burgjeve akuzuar për korrupsion. Besoj se cilësitë e mia dhe eksperienca ime janë ato të duhura për të qenë pjesë e SPAK. Aktualisht kam mbi 40 çështje nën hetim me më shume se 5 gjyqe në ditë”, citohet të jetë shprehur Prençi gjatë prezantimit të tij.

Disa nga pyetjet me të cilat ai është përballur kanë të bëjnë me konfirmimin në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), si dhe me kërcënimet e mundshme që ka marrë gjatë ushtrimit të detyrës.

Pyetje: Keni patur një kërcënim real?

Prençi: Po ka patur për shkak të akuzës që ngrita ndaj tij. Unë i rezistova presionit dhe aktualisht përfaqësoj në gjykatë rastin e tij. Nuk do të luhatem në vendimarrjen time për deri sa veproj konform ligjit.

Çfarë vështirësish mund të hasë SPAK në hapat e saj të parë?

Prençi: Ndoshta mungesa e BKH, duhen ngritur sa më shprejt strukturat për hetim në mbeshtetje të punës së prokurorëve